Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë/ Plagosen 4 persona, njëri i bllokuar në makinën e shkatërruar

1 Mars 2021, 19:08 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Korçë/ Plagosen 4 persona,

KORÇË– Katër persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, në vendin e quajtur “Dritat e verdha”.

Paraprakisht raportohet se janë përplasur dy automjete, dhe për pasojë janë plagosur katër persona. Një prej të plagosurve është bllokuar në makinën e shkatërruar.

Si pasojë e dëmeve të marra, makinës, brenda të cilës ndodhet i plagosuri nuk u hapen dyert. Ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e të plagosurit nga mjeti.

Pritet që të plagosurit të dërgohen në spital, ku dhe do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkak i këtij aksidenti raportohet se është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce korce aksident ne korce korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 16:43

SHQIPËRI– 1 mijë e 816 viktima, 35 mijë e 702 të infektuar aktivë dhe 70 mijë e 413 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, pothuajse një vit,...