Aktualitet

Sherri me sipërmarrësin për pagesat, shoferi i Behar Sofias zbardh një telefonatë të rëndësishme: I kërkoi llogari për

1 Mars 2021, 18:16 Nga DOSJA
Sherri me sipërmarrësin për pagesat, shoferi i Behar Sofias

TIRANË– Personi me inicialet S.K., i cili punonte me kohë të pjesshme si shofer i Behar Sofias, biznesmenit që u vra një javë më parë, ka treguar se ka qenë dëshmitar i një debati që ka bërë viktima me një sipërmarrës.

Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se shoferi ka dëshmuar para grupit hetimor se Sofia ka debatuar përmes telefonit me një sipërmarrës, të cilit nuk ka arritur t’ia mësojë identitetin. Ajo që ka dëgjuar shoferi, është një bisedë ku Behar Sofia i kërkonte llogari sipërmarrësit, i cili i kishte vonuar pagesat për një dyqan që gjendet tek Unaza e re afër Astirit.

“Gjatë kohës qe ishte me Behar Sofinë ai i ka shprehur shqetësim për një debat përmes telefonit me një sipërmarrës , të cilin me emër nuk e njeh. Po viktima i ka thënë se sipërmarrësi i ka vonuar pagesat për një dyqan që gjendet tek Unaza e re afër Astirit,”- shkruhet në dosjen hetimore.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 16:43

SHQIPËRI– 1 mijë e 816 viktima, 35 mijë e 702 të infektuar aktivë dhe 70 mijë e 413 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, pothuajse një vit,...

Aktualitet 1 Mars 2021, 15:38

VLORË- Janë publikuar pamjet nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme, në aksin Vlorë- Levan, ku si pasojë humbën jetën dy të rinjë, ndërkohë që tre të tjer...