Aktualitet

Familjari i pacientes bën DENONCIMIN: Mungon ilaçi kryesor i trajtimit të kancerit të gjirit

1 Mars 2021, 18:34 Nga DOSJA
Familjari i pacientes bën DENONCIMIN: Mungon ilaçi kryesor i

TIRANË- Medikamenti kryesor i trajtimit të kancerit të gjirit është në mungesë në shërbimin onkologjik që prej datës 23 shkurt. Denoncimi është bërë nga familjarët që thonë se i janë drejtuar të gjitha instancave përfshirë kryeministrit rama.

Marku nga Tirana ka bashkëshorten që trajtohet prej 9 muajsh me medikamentin Palbociclib, por ka 6 ditë që e ka ndërprerë kurën për mungesë të ilacit në shërbimin onkologjik.

Në farmacinë e spitalit i thonë se ilaci është në gjendje në depo por egzistojnë procedura të papërmbyllura. Ndërprerja e kurës rrezikon të zhbëjë trajtimin 9 mujor të pacientes duke agravuar shëndetin e saj për të cilin shteti ka paguar deri më tani plotë 36 milion lekë për rimbursimin e një medikamenti të vetëm.

Familjari thotë se lista e kërkesave për këtë medikament është e gjatë por pavarësisht këtij fakti nuk ka asnjë reagim zyrtar duke nisur nga numri një i qeverisë të cilit i është drejtuar personalisht me një email.

Në përgjigjen e shkurtër të dhënë, spitali nuk jep asnjë informacion duke u justifikuar se çështja e medikamenteve spitalore është përgjgejësi e fsdksh dhe se çdo informacion duhet kërkuar me shkrim, ku afatet e kthimit të përgjigjes kërkojnë minimumi një muaj kohë, të cilën pacienti me tumor nuk e ka.

Marrë nga: BW 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i familjareve denoncimi i familjareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 16:43

SHQIPËRI– 1 mijë e 816 viktima, 35 mijë e 702 të infektuar aktivë dhe 70 mijë e 413 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, pothuajse një vit,...