Aktualitet

I filmuan kamerat/ Zbulohen dy bashkëpunëtorët e ekzekutorit të Behar Sofias, njëri ‘vëzhgoi’ lëvizjet e shënjestrë

1 Mars 2021, 17:45 Nga DOSJA
I filmuan kamerat/ Zbulohen dy bashkëpunëtorët e ekzekutorit

TIRANË– Grupi hetimor është i bindur se ekzekutori i Behar Sofias, të njohur ndryshe si ‘Padroni i drogës’ në Shqipëri ka pasur të paktën dy bashkëpunëtorë. Një prej tyre, është filmuar nga kamerat e sigurisë pranë lokalit ku 66-vjeçari konsumoi kafenë e fundit.

Veshur me rroba të errëta, njësoj si ekzekutori dhe me maskë anti-Covid, bashkëpunëtori dyshohet se ka patur rolin e ‘vëzhguesit’. Ai ka monitoruar lëvizjet e shënjestrës dhe në momentin që Sofia është ngritur nga lokali, ka sinjalizuar personin e dërguar për ekzekutimin e tij.

Ndërsa personi tjetër, dyshohet se ka pasur rolin e ndihmësit në largimin e autorit nga vendi i ngjarjes, i cili lëvizte me biçikletë dhe në zhdukjen e provave.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 16:43

SHQIPËRI– 1 mijë e 816 viktima, 35 mijë e 702 të infektuar aktivë dhe 70 mijë e 413 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, pothuajse një vit,...

Aktualitet 1 Mars 2021, 15:38

VLORË- Janë publikuar pamjet nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme, në aksin Vlorë- Levan, ku si pasojë humbën jetën dy të rinjë, ndërkohë që tre të tjer...