Aktualitet

Tentoi trafikimin e drogës nga Buenos Aires, inxhinjeri komjuterik shqiptar e pëson (FOTOT+EMRI)

1 Mars 2021, 18:28 Nga DOSJA
Tentoi trafikimin e drogës nga Buenos Aires, inxhinjeri komjuterik shqiptar

ARGJENTIN- Arbër Likaj është shqiptari që tentoi të trafikonte kokainë nga Buenos Aiers nëpër botë. Infobae shkruan se 38-vjeçari shqiptar, ka pranuar të gjitha fajin para gjykatës dhe kërkoi një gjykim të shkurtuar. Para gjykatës ai u akuzua për hartimin e një plani shpërndarje droge nga Argjentina në Evropë.

Por si nisi shpërndarja e drogës?

Arbër Likaj është një inxhinjer kompjuterik nga qyteti i Elbasanit, i cili ishte zhvendosur për në Argjentinë dekadën e fundit. Fillimisht Likaj u zbulua në vitin 2013, ku u përpoq që të kontrabandonte drogë nga Athina në Romë. Ai ishte organizatori për tentativën e kalimit të 11 kilogram kokaine, e cila u zbulua falë rrezeve X. Shpërndarësit e Likaj u arrestuan më parë, ndërkohë që ky i fundit u zbulua vetëm në 26 shkurt.

Një nga transportuesit e drogës ra në pranga direkt ndërkohë që të tjetër, arritën t’i shpëtonin policisë. Në 22 qershor të vitit 2020, një tjetër burrë u arrestua për transportimin e kokainës.  Ky i fundit, po shqiptar me emrin Arben Qosja, pas arrestimit dhe kontrollit të telefonit të tij dhe gjërave personale, zbuloi identitetin e Likajt.

Për shkak të kontakteve të shumta me njëri-tjetrin dhe qasjeve që kishin në rrjetet sociale, Facebook, u identifikua dhe Arbëri. Ata kishin lëvizur të dy që nga Amsterdami për në Buenos Aires në të njëjtën ditë dhe u akomoduan në të njëjtën lagje.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben qosja arbër likaj arben qosja arbër likaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 16:43

SHQIPËRI– 1 mijë e 816 viktima, 35 mijë e 702 të infektuar aktivë dhe 70 mijë e 413 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, pothuajse një vit,...