Aktualitet

I mbytur nga dhimbja/ Burri shpërthen në të qara para Infektivit: Kam nënën prej pesë ditësh brenda, s’di a ka vdekur a

1 Mars 2021, 17:14 Nga DOSJA
I mbytur nga dhimbja/ Burri shpërthen në të qara para Infektivit:

TIRANË– Një burrë nga qyteti i Beratit ka shpërthyer në të qara përpara spitalit Infektiv ku ka të shtruar nënën e tij. Në një prononcim për mediat, burri tregon se prej pesë ditësh nuk e di se çfarë bëhet me nënën e tij, pasi akush nuk i jep asnjë informacion.

Duke qarë, burri shprehet se nuk largohet nga ai spital, derisa të shohë nënën e tij, qoftë edhe nëpërmjet një video-komunikimi.

“Nuk e di se çfarë bëhet me nënën time atje. Se ka vdekur, se i njomet buza, do pastruar…se ka ngrënë apo jo. Në të tërë vendet, në Maqedoni e Kosovë lejohet një njeri brenda të paktën 10 minuta që ta shikojë të afërmin e tij. Dua të shoh nënën time që na ka mbajtur e na ka rritur…(qan)…S’kemi mundësi tjetër. Unë nuk lëviz nga këtu, nami të bëhet, o do ta shikoj, o nuk lëviz që këtu. Rëndësi për ne ka që dua të shikoj nënën me sy. 1 minutë, 2 minuta, një telefon t’ja lënë atje brenda që ta shikoj është gjallë apo jo….ta shoh me sytë e mi. Ngrijeni zërin për këtë gjendje të njerëzve këtu, nuk është e drejtë, të mos shikosh një njeri 2 minuta,”– dëgjohet të thotë burri në video, i mbytur nga dhimbja.

Dosja.al ka raportuar edhe më herët denoncime të tilla nga qytetarë të ndryshëm. Një grua kishte të njëjtin problem një javë më parë, teksa thoshte se prej një jave nuk dinte gjë ku e kishte nënën. Një tjetër qytetar, tregoi për mediat se si mbaroi bombola me oksigjen e auto-ambulancës, teksa shkonin në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koornavirusi në shqipëri qytetari tek infektivi spitali infektiv koornavirusi në shqipëri qytetari tek infektivi spitali infektiv

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 16:43

SHQIPËRI– 1 mijë e 816 viktima, 35 mijë e 702 të infektuar aktivë dhe 70 mijë e 413 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, pothuajse një vit,...

Aktualitet 1 Mars 2021, 15:38

VLORË- Janë publikuar pamjet nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme, në aksin Vlorë- Levan, ku si pasojë humbën jetën dy të rinjë, ndërkohë që tre të tjer...