SHQIPËRI– 1 mijë e 816 viktima, 35 mijë e 702 të infektuar aktivë dhe 70 mijë e 413 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, pothuajse një vit, pas nisjes së pandemisë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 20 persona të tjerë, kanë ndërruar jetë.
Konkretisht 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç, nuk ia kanë dalë dot t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2714 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelennë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (1 Mars 2021)
Raste të reja ditore 764 Të shëruar në 24 orë 640 Të shtruar në spitale 659 Humbje jete në 24 orë 20 Testime ditore 2714
Testime totale 469,499 Raste pozitive 107,931 Raste të shëruara 70,413 Raste Aktive 35,702 Humbje jete 1,816
GREQI-Policia greke ka gjetur më shumë se 73 kilogramë drogë në një zonë pyjore të Igumenica. Sipas mediave greke, në droga u gjend e fshehur në zonën që është ...
SHQIPËRI– Vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve, qeveria shqiptare ka dhënë një tjetër koncension, këtë herë në sektorin e hidrokarbureve. Në Qendrën e Botimeve...
TIRANË- Gjykata e Lartë, ditën e sotme, ka rrëzuar ankimimin e gjyqtares Parashqevi Ademi, që u arrestua në sallën e gjyqit. Burime për Shqiptarja.com, bëj...
KUKËS– Gjykata e Kukësit ka vendosur të kthejë në burg këngëtaren Fjolla Morina, e cila për momentin ndodhet në arrati. Vendimi u mor sot, gjatë sean...
Aktualitet 1 Mars 2021, 15:38
VLORË- Janë publikuar pamjet nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme, në aksin Vlorë- Levan, ku si pasojë humbën jetën dy të rinjë, ndërkohë që tre të tjer...
TIRANË- Një qytetare ka denoncuar për Fax News se i ka dhënë personelit mjekësor në spitalit Infektiv 50 mijë lekë, në mënyrë që ti shërbenin babait të saj...
TIRANË– 2953 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat anti-Covid janë gjobitur gjatë fundjavës që lamë pas. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, bëhet me di...
TIRANË– Dërgesa prej 15 mijë e 210 doza vaksinash të Pfizer që pritej të vinte mbrëmjen e sotme është shtyrë me 24 orë. Vetë Ministria e Shëndetësisë dhe M...
BRUKSEL– Këshilli i Stabilizim Asociimit ka vlerësuar reformën Reformën në Drejtësi. Në një deklaratë pas takimit midis Shqipërisë dhe BE, Këshilli i SA thekson...
KRUJË– Një automjet i tipit ‘Land Rover’ është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në ecje mesditen e sotmë.Policia bën me dije se automjeti është në ...