Aktualitet

100 mln euro për 10 vjet! Qeveria miraton tjetër koncesion në datën limit, tri kompani do të ofrojnë shërbimin e monitori

1 Mars 2021, 16:35 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve, qeveria shqiptare ka dhënë një tjetër koncension, këtë herë në sektorin e hidrokarbureve. Në Qendrën e Botimeve Zyrtare është botuar vendimi i marrë më 24 dhjetor të vitit të shkuar, në datën limit që i lejonte ligji qeverisë për të miratuar koncesionet dhe përcakton kriteret dhe kushtet e këtij koncensioni për hidrokarburet.

Koncesioni ka një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe do të zgjasë 10 vite. Më konkretisht, kompanitë e hidrokarbureve do të blejnë një sistem të ri monitorimi dhe me anë të tij do të gjurmohet sasia e karburantit nga depo deri tek konsumatori. Tarifa që do të paguhet për koncesionin do të reflektohet në çmimin final të karburantit që shitet tek qytetarët. 

Sipas vendimit të botuar në QBZ, tri kompani që do të përzgjidhen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do të ofrojnë shërbimin e monitorimit dhe qarkullimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve.

Pika 17 e këtij vendimi tregon qartë se nuk duhet të jetë e certifikuar ose e autorizuar, e licencuar ose e kontraktuar nga administrata shtetërore për një hallkë tjetër të procesit të kontrollit të hidrokarbureve, duke futur dyshime se kompanitë fituese mund të jenë gjetur më parë.

17. Shoqëria (përfshirë dhe punonjësit e angazhuar pranë kësaj shoqërie) nuk duhet të jetë e certifikuar ose e autorizuar, e licencuar ose e kontraktuar nga administrata shtetërore për një hallkë tjetër të procesit të kontrollit të hidrokarbureve,”- thuhet në këtë pikë, e cila përjashton nga gara . Pika 17 përjashton nga gara të gjitha kompanitë që kanë pasur kontrata më parë dhe që infrastrukturën e kanë pasur gati dhe që madje në këtë mënyrë mund të ofronin një çmim më të ulët që nuk do të rëndonte xhepat e qytetarëve.

Ky vendim përcakton:

Lexo këtu të plotë dokumentin

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koncensioni per hidrokarburet koncensioni per hidrokarburet

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 15:38

VLORË- Janë publikuar pamjet nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme, në aksin Vlorë- Levan, ku si pasojë humbën jetën dy të rinjë, ndërkohë që tre të tjer...