U dënua me 4 vite burg për korrupsion, Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e gjyqtares Parashqevi Ademi
1 Mars 2021, 16:33Nga DOSJA
TIRANË- Gjykata e Lartë, ditën e sotme, ka rrëzuar ankimimin e gjyqtares Parashqevi Ademi, që u arrestua në sallën e gjyqit. Burime për Shqiptarja.com, bëjnë me dije se, Gjykata, ka hedhur poshtë ankimimin që ka bërë, Ademi, dhe kështu ka lënë në fuqi dënimin e Krimeve të Rënda, që është dhënë për të.
Ish-Gjyqtarja Ademi, e cila u arrestua në sallën e gjyqit në Lezhë në 2015, dënua me 4 vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Vendimu u mor, pasi dolën pamjet ku Ademi u filmua duke i marrë 200 mijë lekë një qytetari në këmbim të një vendimi. Gjyqtarja e Lezhës Parashqevi Ademi u hetua nga prokuroria pasi i kërkoi një qytetari 200 mijë lekë në këmbim të një vendimi gjyqësor, ndërsa arrestimi i saj u bë në flagrancë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Lezhës.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS– Gjykata e Kukësit ka vendosur të kthejë në burg këngëtaren Fjolla Morina, e cila për momentin ndodhet në arrati. Vendimi u mor sot, gjatë sean...
Aktualitet 1 Mars 2021, 15:38
VLORË- Janë publikuar pamjet nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme, në aksin Vlorë- Levan, ku si pasojë humbën jetën dy të rinjë, ndërkohë që tre të tjer...
TIRANË- Një qytetare ka denoncuar për Fax News se i ka dhënë personelit mjekësor në spitalit Infektiv 50 mijë lekë, në mënyrë që ti shërbenin babait të saj...
TIRANË– 2953 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat anti-Covid janë gjobitur gjatë fundjavës që lamë pas. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, bëhet me di...
TIRANË– Dërgesa prej 15 mijë e 210 doza vaksinash të Pfizer që pritej të vinte mbrëmjen e sotme është shtyrë me 24 orë. Vetë Ministria e Shëndetësisë dhe M...
BRUKSEL– Këshilli i Stabilizim Asociimit ka vlerësuar reformën Reformën në Drejtësi. Në një deklaratë pas takimit midis Shqipërisë dhe BE, Këshilli i SA thekson...
KRUJË– Një automjet i tipit ‘Land Rover’ është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në ecje mesditen e sotmë.Policia bën me dije se automjeti është në ...
GJIROKASTËR– Arenc Brahimi, shef i NJKVSH në Gjirokastër ka deklaruar se personat e prekur në COVID në Gjirokastër pas marrjes së vaksinës kanë pasur...
TIRANË– Rreth 400 minatorë të Minierës së Artanës kanë hyrë në grevë, pasi nuk u janë përmbushur kushtet e kërkuara dhe nuk kanë marrë pagat për muaj...