“Barça Gate”, arrestohet në zyrë ish-presidenti i Barcelonës, Bartomeu
1 Mars 2021, 11:24Nga DOSJA
SPANJE – Nuk kanë të ndalur telashet për skuadrën katalanase të Barcelonës. Paraditen e së hënës ish-presidenti Hosep Maria Bartomeu është arrestuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë njihet me emrin “Barça Gate”. Gjithçka u zbulua një vit më parë nga mediat spanjolle, që me fakte treguan, se në listëpagesat e klubit “blaugrana” ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale.
Kjo paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës, si Mesi, Ksavi apo Pike, që ishin kundër linjës së drejtuesve. Hetimet nisën menjëherë, ndërsa kur ka kaluar thuajse një vit, policia spanjolle zhvilloi mëngjesin e së hënës kontrolle në selinë e klubit të Barcelonës.
Më pas në pranga është vënë ish-presidenti Bartomeu. Hetimi është drejt fundit, pasi policia ka sekuestruar prova të rëndësishme dhe sipas mediave spanjolle pritet të ketë të tjera arrestime. Gjyqtarja hetuese Alejandra Gil, e ka zgjeruar fshehtësinë procedurale, në të gjitha dokumentet e klubit të Barcelonës.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI – A do të luhet Lacio-Torino apo jo? Sot pritet vendimi i ligës së Serie A, i cili do të zgjidhë e enigmës për ndeshjen, e planifikuar për t’u zhvilluar n...
TIRANE – Nga Tirana te Legia Varshavë. Nga ndeshja ndaj Teutës me bardheblutë, në ndeshjen debutuese ndaj Gornik të Zhabzhes me fanellën e klubit të ri polak, k...
GJERMANI – Nëse Thomas Myler (Bayern Mynih) dhe Mats Humels (Borusia Dormund) nuk lëndohen, ose nuk janë në formë të mirë për gjatë vazhdimësisë së sezones, kan...
TIRANE – Humbja gjithmonë është e vështirë të pranohet dhe akoma më tepër në sportin tonë, ku ngjarje edhe rastësore, lidhen me dyshime të forta. Kështu n...
KOSOVE – Klubeve nga Serbia vazhdohet që t’u thuhet “stop” në momentin që tentojnë të futen në territorin e Kosovës për të zhvilluar ndeshje ilegale. Klubi serb...
SHBA – Kampioni i golfit, Tiger Woods, ditë më parë është aksidentuar rëndë me makinë duke pësuar lëndime të rënda në të dyja këmbët.15 herë kampioni i golfit, ...
ROMË– Në javën e 24-të të Serie A, Milan merr një fitore të rëndësishme përballë Romës me shifrat 2-1 në stadiumin “Olimpico”. Pjesa e parë u mbyll m...
BJELLORUSI-Elis Bakaj, ish-futbollisti i përfaqësueses nuk arriti të bënte hapin në kualitet pavarësisht cilësive si futbollist. E megjithatë është sukses, nisu...
SHBA- Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë së bashku. Kjo është ideja e fundit e David Beckham, presidentit të Inter Miami. Klubi amerikan bëri deb...