Sport

“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borus

28 Shkurt 2021, 19:43 Nga DOSJA
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos

BJELLORUSI-Elis Bakaj, ish-futbollisti i përfaqësueses nuk arriti të bënte hapin në kualitet pavarësisht cilësive si futbollist. E megjithatë është sukses, nisur nga vështirësitë dhe mungesa e profesionalizmit që ka kampionati shqiptar, por është një lojtar që ka luajtur sa këtej e sa andej, duke krijuar profilin e një futbollisti me cilësi.

Pas disa eksperiencave në Ukrainë, Rumani etj, Bakaj tashmë luan në Bjellorusi te Dynamo Brest. Ish-futbollisti i Kombëtares në Shqipëri ka mbajtur fanellën e Partizanit,Dinamos,Tiranës,Vllaznisë dhe Kukësit, ku gjithmonë ka lënë shenjën e tij.

Futbollisti rikthehet pas në kohë duke treguar një prapaskenë që mund të duket e çuditshme, Bakaj shprehet se ishte pranë Borussia Dortmund, por kapriçoja e presidentit bëri që ky transferim të mos kryej.Ish-futbollisti i Kombëtares tregon një prapaskenë kur ishte pranë Borussia Dortmund që në atë kohë drejtohej nga Jurgen Klopp.

“Në vitin 2009 Dinamo më bleu nga Partizani për 100 mijë euro. Ishte transferimi i parë brenda kampionatit shqiptar. Luajta shumë ndeshje me Dinamon, isha pjesë e kombëtares dhe një vit më vonë kam pasur shansin për të nënshkruar një kontratë me Borusian e Dortmundit.Gjithsesi presidenti Besnik Sula, një njeri i çmendur, donte që Dortmundi të paguante 3 milionë euro. Kjo është një histori e vërtetë. Nga Gjermania erdhën njerëz për të më parë dhe për të regjistruar një video për Klop.

Në mediat gjermane dolën lajme që raportonin se Klopp nuk ishte kundër blerjes sime, por presidenti i Dinamos nisi të fliste për 2-3 milionë euro… E kuptoj shumë mirë që nuk do luaja në formacion në Dortmund, do isha rezervë, por gjermanët dëshironin vërtet të më blinin dhe nëse do kisha shkuar në Bundesligë, karriera ime do kishte qenë ndryshe”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bakaj borusia dortmund bakaj borusia dortmund

Sondazh

Poll