Sport

Klubet sportive serbe vazhdojnë provokojë Kosovën

1 Mars 2021, 09:45 Nga DOSJA
Klubet sportive serbe vazhdojnë provokojë Kosovën

KOSOVE – Klubeve nga Serbia vazhdohet që t’u thuhet “stop” në momentin që tentojnë të futen në territorin e Kosovës për të zhvilluar ndeshje ilegale. Klubi serb i hendbollit, RK Arilje, nuk është lejuar të futet në territorin e Kosovës nga policia kosovare dhe është kthyer mbrapsht në pikën kufitare në Jarinjë.

RK Arilje po udhëtonte drejt Mitrovicës së Veriut për t’u përballur me klubin tjetër serb nga Mitrovica, Trepça, kur u ndalua për një orë nga policia e Kosovës para se të kthehej nga kishte ardhur.

Qëllimi i RK Arilje ishte ta zhvillonte një ndeshje të jashtëligjshme në territorin e Kosovës në një garë të Federatës së Hendbollit të Serbisë.

Ka qenë vetë skuadra e Ariljes që ka njoftuar përmes “Facebook” se nuk u lejua të futej në Kosovë për shkak se nuk kishte leje nga Ministria e Sportit e Kosovës për të bërë gara në territorin e Kosovës.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2021, 09:58

Për herë të parë flet Tiger Woods nga spitali

SHBA – Kampioni i golfit, Tiger Woods, ditë më parë është aksidentuar rëndë me makinë duke pësuar lëndime të rënda në të dyja këmbët.15 herë kampioni i golfit, ...