Sport

Debutoi me Legian, 19-vjeçari Muçi rrëfen ambiciet: “Dua të luaj në Seria A dhe shpresoj të marr një ftesë nga Kombët

1 Mars 2021, 10:40 Nga DOSJA
Debutoi me Legian, 19-vjeçari Muçi rrëfen ambiciet:

TIRANE – Nga Tirana te Legia Varshavë. Nga ndeshja ndaj Teutës me bardheblutë, në ndeshjen debutuese ndaj Gornik të Zhabzhes me fanellën e klubit të ri polak, ku Legia e Varshavës fitoi 2-1 në transfertë. Për sulmuesin e talentuar Ernes Muçi, që u aktivizua në 45 minutat e dyta në këtë ndeshje, nuk ka pushim, ngjarjet kanë qenë të vrullshme dhe të bukura për të në këtë fund të muajit shkurt.

“Kam pasur më shumë emocione kur debutova te Tirana, kam qenë në moshë më të vogël dhe më të papjekur”,- ka rrëfyer 19-vjeçari Muçi në emisionin “Zona Gol” në Supersport.

Ambiciet? “Shpresoj vazhdoj të luajmë sa më gjatë në Europë. Kam objektiv të luaj në Serie A dhe shpresoj ta arrij një ditë. Kombëtarja? Shpresoj ta marr një ftesë sa më shpejt. Në qoftë se jo, do të vazhdoj të jap më të mirën time dhe të shpresoj për ftesën në të ardhmen”.

Mjedisi i ri? “Transferimin e kam përjetuar shumë mirë. Kishim gati 1 muaj që po e prisnim këtë transferim. Debutimi ishte një gëzim shumë i madh, jam shumë i lumtur që luajta dhe arritëm të merrnim 3 pikë. Ofertat i kam shqyrtuar me familjen dhe agjentin. Kur pashë projektin e Legias isha shumë i bindur që ky ishte klubi që do të transferohesha. Nuk e kam ndjerë presionin. Jam ambientuar shumë mirë, çunat dhe klubi më kanë pritur shumë mirë. Ekipi e pëlqen futbollin me pasa të shkurtra dhe është shumë e lehtë për t’u ambientuar”.

Kontrata? “Nuk di fare për shifrat dhe klauzolat. Shpresoj që të bëj më të mirën në këto 2 sezone dhe të shitem, e pse jo të ndihmoj Tiranën nga kjo shitje”.

Pozicioni te Legia? “Këto 15 ndeshje që kanë mbetur, shpresoj që do të shërbejnë për t’u futur në ekip. Shpresoj që në sezonin tjetër të jap më të mirën dhe të shënoj dhe asistoj sa më shumë. Nuk e kam shumë problem ku luaj, thjesht të jem në fazën e fundit. Në ndeshjen e djeshme, u futa sulmues, pastaj kalova në krahun e djathtë. Nuk kam një rol fiks, edhe trajneri e ka fiksuar këtë gjë”.

Pakënaqësia ndaj Tiranës? “Cilësitë e mia kanë treguar se meritoja më shumë. Nga rroga minimale që kam pasur e kanë treguar sa më kanë vlerësuar. Kam shumë besim te menaxherët dhe te vetja”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ernest muçi legia varshave tirana ernest muçi legia varshave tirana

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2021, 10:20

Tadiç goditet përpara se të hipte në autobus

HOLANDE – Pas penalltisë së saktë të Dushan Tadiç, që barazoi shifrat një 1-1 në minutën e 90+2’, mbrojtësi i PSV-së provokoi sulmuesin serb të “ha...

Sport 1 Mars 2021, 09:45

Klubet sportive serbe vazhdojnë provokojë Kosovën

KOSOVE – Klubeve nga Serbia vazhdohet që t’u thuhet “stop” në momentin që tentojnë të futen në territorin e Kosovës për të zhvilluar ndeshje ilegale. Klubi serb...

Sport 1 Mars 2021, 09:58

Për herë të parë flet Tiger Woods nga spitali

SHBA – Kampioni i golfit, Tiger Woods, ditë më parë është aksidentuar rëndë me makinë duke pësuar lëndime të rënda në të dyja këmbët.15 herë kampioni i golfit, ...