Sport

Për herë të parë flet Tiger Woods nga spitali

1 Mars 2021, 09:58 Nga DOSJA
Për herë të parë flet Tiger Woods nga spitali

SHBA – Kampioni i golfit, Tiger Woods, ditë më parë është aksidentuar rëndë me makinë duke pësuar lëndime të rënda në të dyja këmbët.

15 herë kampioni i golfit, i cili ka pësuar dëntime të rënda në të dy këmbët, e shikoi ditën e fundit të turneut në TV nga shtrati i spitalit në Los Angeles ku është duke e marrë veten nga aksidenti. Woods ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale për aksidentin në fjalë.

“E kam të vështirë ta shpjegoj se sa shumë u preka kur e ndeza TV-në dhe i pashë gjithë ato fanella të kuqe”,- shkroi Woods në rrjetin social “Twitter”

“Dua t’ju them të gjithë lojtarëve të golfit dhe tifozëve se jeni duke më ndihmuar ta kalojë këtë kohë të vështirë”,– shtoi kampioni i padiskutueshëm i golfit.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport tiger woods tiger woods

Sondazh

Poll