Sport

VIDEO/ Milan përdor Romën si “balsam” për të mbyllur problemet, pas tetë muajsh verdhekuqtë munden në shtëpi

28 Shkurt 2021, 21:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan përdor Romën si “balsam” për të

ROMË– Në javën e 24-të të Serie A, Milan merr një fitore të rëndësishme përballë Romës me shifrat 2-1 në stadiumin “Olimpico”. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Milanit, që erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, e ekzekutuar saktësisht nga Kessie. Në fakt, verdhekuqtë patën pretendime për faullin e shkaktuar në kufinjtë e zonës, por kryesori, pasi pa pamjet në sistemin VAR, sinjalizoi i bindur nga pika e badhë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Romën, që mundi të barazonte në të 50-tën me një gol të bukur të shënuar nga Veretout. Vetëm tetë minuta më vonë erdhi kundërpërgjigjja e kuqezinjve, që kthyen epërsinë me Rebicin, i cili, i shërbyer nga Saelemaekers, shmangu me një rrotull mbrojtësin kundërshtar për të mposhtur më pas edhe portierin Lopez. Kryeqytetasit kishin 8 muaj që nuk humbisnin në shtëpi, ku disfata e fundit ishte më datë 2 korrik.

.E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan roma milan roma

Sondazh

Poll