Sport

Plas në Instagram: “Pyesni arbitrin sa lekë ka marrë!”

1 Mars 2021, 10:28 Nga DOSJA

TIRANE – Humbja gjithmonë është e vështirë të pranohet dhe akoma më tepër në sportin tonë, ku ngjarje edhe rastësore, lidhen me dyshime të forta. Kështu ndodhi edhe në këtë fundjavë në Kategorinë e Parë, ku Burreli fitoi në fushën Internacionalit përballë Partizanit B me shifra 3-1.

Skuadra e kuqe nuk pajtohet me rezultatin dhe për këtë ia ka drejtuar gishtin arbitrit të sfidës Elidon Halo, i cili sipas disa lojtarëve të klubit të Partizanit B, ka ndikuar në këtë takim.

Një faqe në rrjetin social “Instagram”, e cila është për Kategorinë e Parë, ka risjellë një rast nga ndeshja, ku portieri i Burrelit, Miraka ka prekur topin jashtë zone me dorë.
Në këtë postim ka komentuar dhe mbrojtësi i Partizanit B, Florian Peqini, i cili shkruan: “Pyesni arbitrin sa lekë ka marrë”, duke akuzuar gjyqtarin e sfidës për atë episod.

Ndërkohë komentet nuk mungonin teksa shkruan dhe ish-portieri Mario Bytyçi, i cili mbulon rolin e trajnerit të portierëve te skuadra e Dinamos:
“O Peqin, më kënaqe përzotin. Duhet ta bënit gol, mirë e ka patur ai”. Ndërkohë përsëri Peqini i kthehet ish-portierit Bytyçi: “E lashë avantazh tha, pse nuk e bëtë gol.”


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2021, 10:20

Tadiç goditet përpara se të hipte në autobus

HOLANDE – Pas penalltisë së saktë të Dushan Tadiç, që barazoi shifrat një 1-1 në minutën e 90+2’, mbrojtësi i PSV-së provokoi sulmuesin serb të “ha...

Sport 1 Mars 2021, 09:45

Klubet sportive serbe vazhdojnë provokojë Kosovën

KOSOVE – Klubeve nga Serbia vazhdohet që t’u thuhet “stop” në momentin që tentojnë të futen në territorin e Kosovës për të zhvilluar ndeshje ilegale. Klubi serb...

Sport 1 Mars 2021, 09:58

Për herë të parë flet Tiger Woods nga spitali

SHBA – Kampioni i golfit, Tiger Woods, ditë më parë është aksidentuar rëndë me makinë duke pësuar lëndime të rënda në të dyja këmbët.15 herë kampioni i golfit, ...