Sport

Lacio-Torino, në pritje të vendimit. Teste të rinj për Torinon, 15 të infektuar në klub

1 Mars 2021, 11:10 Nga DOSJA

ITALI – A do të luhet Lacio-Torino apo jo? Sot pritet vendimi i ligës së Serie A, i cili do të zgjidhë e enigmës për ndeshjen, e planifikuar për t’u zhvilluar nesër në “Olimpico”, në orën 18.30.

Pesëmbëdhjetë raste pozitivitë me Covid-19 në klubin granada, tetë prej të cilëve janë lojtarët. Nga 23 shkurt, ASL e Torinos ka urdhëruar  të karantinohen në shtëpira i gjithë ekipi për të paktën shtatë ditë, afat i cili do të skadojë në mesnatën e nesërme më 2 mars.

Karantina mund të ndërpritet, nëse nuk ka raste të reja pozitiv pas testit të dytë radhazi të tamponëve pas asaj të shtunës. Në ndërkohë, lojtarët e Torinos kanë rinisur stërvitjen në “Filadelfia”, megjithëse individualisht, në fushë në grupe të vogla.

“Ne po përballemi me një shpërthim tjetër infektim për shkak të pranisë së variantit anglez, – shpjegoi Roberto Testi, drejtor i departamentit ASL në qytetin e Torinos për “Gazzetta dello Sport” – Inkubacioni i kësaj sëmundjeje mund të zgjasë deri në dhjetë ditë. Të gjithë duhet të marrin masa sigurie”.

Sot liga e Seria A do të vendosë për çështjen. Nëse një shtyrje zyrtare për ndeshjen nuk do të vinte, Torino do të krijonte një situatë të re edhe për takimin Juve-Napoli.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 lacio-torino liga e seria a seria a skuadra granada torino covid-19 lacio-torino liga e seria a seria a skuadra granada torino

Sondazh

Poll

Sport 1 Mars 2021, 10:20

Tadiç goditet përpara se të hipte në autobus

HOLANDE – Pas penalltisë së saktë të Dushan Tadiç, që barazoi shifrat një 1-1 në minutën e 90+2’, mbrojtësi i PSV-së provokoi sulmuesin serb të “ha...

Sport 1 Mars 2021, 09:45

Klubet sportive serbe vazhdojnë provokojë Kosovën

KOSOVE – Klubeve nga Serbia vazhdohet që t’u thuhet “stop” në momentin që tentojnë të futen në territorin e Kosovës për të zhvilluar ndeshje ilegale. Klubi serb...

Sport 1 Mars 2021, 09:58

Për herë të parë flet Tiger Woods nga spitali

SHBA – Kampioni i golfit, Tiger Woods, ditë më parë është aksidentuar rëndë me makinë duke pësuar lëndime të rënda në të dyja këmbët.15 herë kampioni i golfit, ...