Sport

Çmendet David Beckham! Presidenti i Inter Miami konfirmon për mediat: Ronaldo dhe Messi janë futbollistë që aspirojmë t’

28 Shkurt 2021, 18:58 Nga DOSJA
Çmendet David Beckham! Presidenti i Inter Miami konfirmon për

SHBA- Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë së bashku. Kjo është ideja e fundit e David Beckham, presidentit të Inter Miami. Klubi amerikan bëri debutimin në elitë sezonin e kaluar, ndërsa ish-kapiteni i përfaqësueses angleze solli në skuadrën e tij emra si Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, dy ish-futbollsitë të Juventusit. Beckham u shpre për mundësinë e Lionel Messit dhe Ronaldos në klubin e tij.

“Sigurisht, ne gjithmonë duam të sjellim lojtarë të shkëlqyeshëm. Miami është ideal për këdo dhe ata lloj lojtarësh (Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo) janë ata që ne aspirojmë t’i sjellim këtu. Ne tashmë kemi lojtarë si Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi të cilët ia shtojnë cilësitë skuadrës, por edhe duke shkuar përpara ne duam të kemi mundësinë të sjellim disa emra. Leo dhe Cristiano kanë qenë më të mirët për 15 vitet e fundit për shkak të punës së palodhur. Shpresoj të kemi pak fat për ti bindur. ” Përfundoi Beckham.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport david beckham messi ronaldo david beckham messi ronaldo

Sondazh

Poll