Sport

Liverpuli bën gati stolin për Stivën Xherrard, nëse Jurgen Klop pranon detyrën në Gjermani

28 Shkurt 2021, 18:32 Nga DOSJA

ANGLI – Trajneri gjerman ka bërë një punë të jashtëzakonshme në “Anfield”, duke fituar Chasmpions League dhe duke i dhënë fund pritjes 30-vjeçare të “The Reds” për titullin në Premier League. Gjithsesi Stivën Xherrard është duke u përgatitur për të qenë trajneri i ardhshëm i Liverpulit, pasi ka bërë një përshtypje të mirë te Rejnxhers.

Sidoqoftë, “Daily Mirror” pretendon se ekziston një ‘besim në rritje’ se Klop ‘do të thotë po’ për të pasuar Hoakim Lëv, si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Ata thonë, se DFB do të bëjë një qasje për ish-trajnerin e Borusia Dortmundit, i cili kohët e fundit nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij për shkak të kufizimeve të udhëtimit.

Lëv ka marrë përgjegjësinë për të drejtuar kombëtaren e Gjermanisë më 2006. Ai e udhëhoqi skuadrën e “pancerave” drejt suksesit në Kupën e Botës 2014, por ka bërë përpjekje të dobëta për ta ruajtur titullin më 2018.

Pas një fushate të mjerueshme në Nations League, shumë tifozë bënë thirrje që Lëv të shkarkohet, por ai ka kontratë deri në botërorin Katar 2022. Sidoqoftë, një performancë e dobët në Euro e kësaj vere, mund ta nxisë DFB të bëjë lëvizjen për afruar Klop më shpejt.

Ndërkohë, mësohet se pronari i Liverpulit, Xhon W. Henri dhe administratori Tom Verner e kanë monitoruar punën e ish-kapitenit të tyre. Xherrard është në prag të titullit të tij të parë me Rejxhers dhe ende është i pamposhtur në Premiership skocez.

Dhe kjo ka ndihmuar në shtimin e krediteve për Stivën Xherard dhe ndihmësi i tij Geri MekAlister, një tjetër ish-yll i “Reds”, janë idealisht të përshtatshëm për të marrë drejtimin e Liverpulit në përfundim të këtij sezoni.

Kthimi i mundshëm në “Anfield” për Xherrard do të merrte edhe mbështetjen nga shokët e tij të Liverpulit, veçanërisht Sër Keni Daglish, i cili ka qenë i impresionuar me punën e Xherrard në Skoci.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hoakim lev jurgen klop liverpuli stiven xherard the reds hoakim lev jurgen klop liverpuli stiven xherard the reds

Sondazh

Poll