Sport

Xhorxhina Rodriguez tregon për veten e saj: “Jeta ime me CR7”

26 Shkurt 2021, 20:37 Nga DOSJA
Xhorxhina Rodriguez tregon për veten e saj: “Jeta ime me CR7”

ITALI – E dashura e bukur e Kristiano Ronaldos, një nënë dhe grua e kujdesshme, tregon edhe për vallëzimin, pasionin e saj të madh. “Vallëzimi është pjesë e qënies time, unë gjithmonë kërcej, është kërkesë e trupit tim”,- thotë ajo.

Dhe vallëzimi latino-amerikan i saj është edhe në një set fotografik. Xho, siç e quan Ronaldo, është fytyra e fushatës reklamuese të F ** k, kompanisë italiane të rrobave të banjës. Edhe në kopertinën e të përjavëshmes “Sportweek”, ajo tregon fizikun e saj bombastik me bikini të zezë (e preferuara e saj) nga koleksioni i ri “SS2021”.

“Kur i provova, thashë “wow”, do t’ua dhuroj edhe mikeshave të mia. Të mirat rekomandohet gjithmonë, – thotë ajo. – Shpresojmë të jemi në gjendje të udhëtojmë së shpejti, të sigurtë”. Dhe ajo është “wow”, të thuash të drejtën. Pushimet e preferuara të Xhorxhinës janë buzë detit. Por ajo që ka lindur në Argjentinë dhe është rritur në Jaca të Spanjës, i pëlqen gjithashtu edhe malet.

Asaj i pëlqejnë “arratisjet” me Kristianon dhe fëmijët në Kourmajer, për të bërë ski dhe luajtur me topa bore. Çka e ka treguar edhe në rrjetet sociale javët e fundit. Pastaj ajo do të tregojë për palestrën, Sanremon, por edhe gatimin, mendimet e të tjerëve dhe modën. Jeta e saj, është si e një Marsianeje…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport e dashura e kristiano ronaldos sanremo sportweek xhorxhina rodriguez e dashura e kristiano ronaldos sanremo sportweek xhorxhina rodriguez

Sondazh

Poll

Sport 26 Shkurt 2021, 17:09

Stadiumi “Air Albania” me risi teknologjike

TIRANE – Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një ...