Aktualitet

TRADHËTOI grupin! Enver Jakimi pendohet për atentatin ndaj Gjon Menës: Bombën ma solli Gjergj Cukali, ‘ik vendosja tek mak

26 Shkurt 2021, 12:10 Nga DOSJA
TRADHËTOI grupin! Enver Jakimi pendohet për atentatin ndaj Gjon

TIRANË– Enver Jakimi, një nga të arrestuarit për atentatin ndaj Gjon Menës, është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Jakimi ka pranuar akuzat dhe ka pranuar të tregojë gjithçka për grupin.

Ai është shprehur se lëndën plasësë, atij dhe Edmond Jakimit ua ka dhënë Gjergj Cukali. Ndërsa, ka shtuar se nuk di asgjë për porositësit e këtij atentati, personin që e donte të vdekur Gjon Menën. Jakimi ka thënë gjithashtu se Cukali u ka premtuar 30 mijë euro dy ‘të punësuarve’, por u ka dhënë vetëm dy mijë. 

Bombën na e solli vetë Gjergj Cukali. “Ik vendosja Gjen Menës tek makina”, na tha. Cukali na urdhëroi të vendosnim eksplozivin. Na premtoi 30 mijë euro, na dha vetëm dy mijë,“- mësohet se ka thënë Jakimi.

Sot Gjergj Cukali, u la në burg. Ai akuzohet se ka ‘punësuar’ Edmond dhe Enver Jakimin, për t’i vendosur eksploziv poshtë makinës, biznesmenit Gjon Mena. Cukali akuzohet për veprat penale “tentativë vrasjeje kryer në bashkëpunim”, “mbajtje eksplozivi”, “sigurim mjetesh për kryerje vrasjeje kundrejt pagesës”. Vetë 42-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, paraditen e 9 shkurtit. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin xhuxha arrestohet gjergj cukali edmond jakimi enver jakimi gjergj cukali gjon mena shperthen makina ne kamez altin xhuxha arrestohet gjergj cukali edmond jakimi enver jakimi gjergj cukali gjon mena shperthen makina ne kamez

Sondazh

Poll