Aktualitet

KURTHI që i ngriti policia Cukalit/ Vëllezërit Jakimi u arrestuan dy ditë pas atentatit ndaj Menës, ngjarja u mbajt e fsheh

26 Shkurt 2021, 11:50 Nga DOSJA
KURTHI që i ngriti policia Cukalit/ Vëllezërit Jakimi u arrestuan

TIRANËDosja.al ka mësuar se dy vëllezërit, Edmond dhe Enver Jakimi janë vënë në pranga, dy ditë pas atentatit të ndodhur në Kamëz, më 11 shkurt. Ky arrestim, mësohet se u mbajt e fshehtë për t’i ngritur kurth Gjergj Cukalit, në mënyrë që të bëhej e mundur edhe prangosja e këtij të fundit.

Për një javë, “i forti i Myslym Shyrit” u mbajt në ankth e panik, deri në momentin që policia ‘zbarkoi’ në banesën e tij për ta vënë në pranga. Sot, Cukali pritet të njihet me masën e sigurisë.

Ai akuzohet se ka ‘punësuar’ dy vëllezërit Edmond dhe Enver Jakimi, për t’i vendosur eksploziv poshtë makinës, biznesmenit Gjon Mena. Cukali akuzohet për veprat penale “tentativë vrasjeje kryer në bashkëpunim”, “mbajtje eksplozivi”, “sigurim mjetesh për kryerje vrasjeje kundrejt pagesës”. Vetë 42-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, paraditen e 9 shkurtit. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin xhuxha arrestohet gjergj cukali edmond jakimi enver jakimi gjergj cukali gjon mena shperthen makina ne kamez altin xhuxha arrestohet gjergj cukali edmond jakimi enver jakimi gjergj cukali gjon mena shperthen makina ne kamez

Sondazh

Poll