Aktualitet

Përfundon procesi i seancës ndaj Luan Dacit, GJKKO shpall vendimin me 8 mars

26 Shkurt 2021, 10:44 Nga DOSJA
Përfundon procesi i seancës ndaj Luan Dacit, GJKKO shpall vendimin me

TIRANË– Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall vendimin për anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Dacin më datë 8 mars.

Daci u dënua më 1 dhjetor, kur SPAK kërkoi 1 vit burgim. Ish-gjyqtari Luan Daci u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari se kishte falsifikuar dokumentet e aplikimit për t’u bërë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këto dokumenta, Daci kishte fshehur faktin se kur ishte gjyqtar në vitin 1997, ai ishte shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD-ja e asaj kohe) për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Ai u pezullua nga SPAK dhe tashmë është jashtë sistemit të drejtësisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci luan daci

Sondazh

Poll