Aktualitet

Aksident në Tiranë! Gruaja shtypet nga kamioni në Astir, pamje të rënda, e moshuara ndodhet ende e shtrirë në tokë

26 Shkurt 2021, 11:36 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë! Gruaja shtypet nga kamioni në Astir, pamje

TIRANË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet. Një grua është shtypur nga një kamion në zonën e Astirit. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se ka humbur jetën një grua rreth 60 vjeç. Gruaja e moshuar është shtypur nga një automjet i tonazhit të rëndë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Dosja.al ka siguruar videon nga vendngjarja në të cilën shihet e moshuara e shtrirë në tokë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë te saj.

NJOFTIMI:

Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shtypet 60 vjecarja ne tirane vdekje ne tirane shtypet 60 vjecarja ne tirane vdekje ne tirane

Sondazh

Poll