Aktualitet

Jo më makina por biçikleta, si u largua i qetë në këmbë autori i vrasjes së “Padronit të Drogës”, Behar Sofia u ndo

26 Shkurt 2021, 11:14 Nga DOSJA
Jo më makina por biçikleta, si u largua i qetë në

TIRANE– Vrasja e Behar Sofisë është një nga ekzekutimet më të sofistikuara të viteve të fundit në Shqipëri, ku edhe krimi i është përshtatur kohës kovidiane që po jetojmë.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kur pas atentateve mafioze fshihen disa autorë, makina, motora dhe logjistikë e përshtatur për rëndësinë e personit që do të vritet, kësaj here, personave që iu është dashur vrasja e Behar Sofisë, iu ka mjaftuar një person, i veshur në ‘kushte pandemie’, me një biçikletë, e ndoqi për minuta me radhë Behar Sofinë, dhe më pas ndaloi, e qëlloi dy herë dhe kaloi në këmbë urën e Lanës.

Atje, sipas burimeve nga grupi hetimor, ai mori biçikletën dhe më pas u largua drejt Kodrave të Liqenit.  Edhe pse sipas hetimit, autori u ndihmua nga persona të tjerë, për ta ekzekutuar bosin e drogës iu desh vetëm një biçikletë, kostum sportiv, kapele, syze dhe maskë kirurgjikale. 

Në polici janë marrë në pyetje edhe disa shoferë që janë kapur në kamerat e sigurisë duke kaluar në Bulevardin “Bajram Curri”, dhe kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna. 

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e djeshëm te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll