Aktualitet

KURTHI dhe TRADHËTIA/ 40 mijë euro për ‘kokën’ e Menës, lihet në burg Cukali, i forti i “Myslym Shyrit” mohon për

26 Shkurt 2021, 11:17 Nga DOSJA
KURTHI dhe TRADHËTIA/ 40 mijë euro për ‘kokën’ e

TIRANË– Gjergj Cukali, i njohur ndryshe si “i forti i Myslym Shyrit” është lënë sot në masën “arrest me burg”. Cukali akuzohet se ka ‘punësuar’ dy vëllezërit Edmond dhe Enver Jakimi, për t’i vendosur eksploziv poshtë makinës, biznesmenit Gjon Mena. Ai akuzohet për veprat penale “tentativë vrasjeje kryer në bashkëpunim”, “mbajtje eksplozivi”, “sigurim mjetesh për kryerje vrasjeje kundrejt pagesës”.

 Vetë 42-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, paraditen e 9 shkurtit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Cukali është shprehur se nuk e ka parë kurrë në jetën e tij Gjon Menën dhe nuk ka lidhje me atentatin ndaj tij.

“Nuk kam fare lidhje me ngjarjen. Nuk e njoh Gjon Memën. Nuk e kam parë kurrë atë person,”– mësohet të jetë shprehur Cukali. Por Enver Jakimi është kthyer në bashkëpunëtorin e drejtësisë dhe ka rrëfyer gjithçka. Ai ka shënjestrua Cukalin, teksa ka thënë se ai ia ka dërguar bombën dhe i ka thënë se ku ta vendoste.

Dosja.al mëson se prokuroria ka dyshime të forta Cukali është urdhëruar dikush tjetër për këtë atentat, person që ende nuk është identifikuar. Ky i fundit, mund të ketë paguar Cukalin për të gjetur ‘dorasit’ që të mund të kryenin atentatin ndaj Menës.

Nga ana tjetër Dosja.al ka mësuar se dy vëllezërit Jakimi janë vënë pranga, vetëm dy ditë pas atentati, por kjo ngjarje u mbajt e fshehtë, në mënyrë që të arrihej tek Gjergj Cukali. Më herët u raportua se konfliktet që sollën atentatin mund të kenë nisur mes Cukalit dhe Menës jashtë Shqipërisë për pazaret e drogës, por tashmë po hetohet për të gjetur porositësin e vërtet, pasi “i forti i Myslym Shyrit” rezulton të jetë thjesht një ndërmjetës.

Vëllezërit Edmond dhe Enver Jakimi janë identifikuar të parët pasi janë filmuar nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi i lëndës plasëse, në automjetin tip BMW X5. Gjithsesi Mena, i njohur edhe me emrin Altin Xhuxha, shpëtoi paq nga atentati duke marrë plagë në të dyja këmbët. Vetë shënjestra është një person me rekorde kriminale, i dënuar më parëpër armëmbajte pa leje. Ai ka qenë dënuar më parë edhe për vjedhje me dhunë e armë në Francë e Itali.

Ndërsa Cukali ka një historik të veçantë në botën e krimit. 42-vjeçari është arrestuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në janar të vitit 2019, por vetëm nëntë muaj më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit, pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme për ta mbajtur brenda. Cukali është dënuar edhe për marrje peng, armë mbajtje pa leje dhe trafik të lëndëve narkotirke. 42-vjeçari është njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, që ndodhet aktualisht në burg.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin xhuxha arrestohet gjergj cukali edmond jakimi enver jakimi gjergj cukali gjon mena altin xhuxha arrestohet gjergj cukali edmond jakimi enver jakimi gjergj cukali gjon mena

Sondazh

Poll