Aktualitet

Mashtrimet me vizat amerikane, reagon ambasada në Tiranë: Ne nuk do t’ju kërkojmë kurrë të transferoni para tek një ind

26 Shkurt 2021, 10:38 Nga DOSJA
Mashtrimet me vizat amerikane, reagon ambasada në Tiranë: Ne nuk do

TIRANË– Ambasada amerikane në Tiranë ka lajmëruar të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes e të mos bien pre e mashtrimeve që po bëhen online për marrjen e vizave. Në një postim të bërë në ‘Facebook’, ambasada bën të ditur se ata nuk kërkojnë që të transferohen para tek një individ apo person tjetër për të marrë vizë.

MESAZHI:

Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane mashtrimi me ane te vizave ambasada amerikane mashtrimi me ane te vizave

Sondazh

Poll