Aktualitet

Tërhiqet amendimi i ligjit anti-mafia: SPAK: Të mos preket ligji

26 Shkurt 2021, 11:48 Nga DOSJA
Tërhiqet amendimi i ligjit anti-mafia: SPAK: Të mos preket ligji

TIRANË– Ditën e sotme është tëhequr amendamenti i ligjit anti-mafia. SPAK ka kërkuar që të mos preket ligji që është në fuqi.

Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti dorëzoi projektligjin në Kuvend, për ndryshimin e ligjit anti-mafia. Ndryshimet synuan që të përjashtojnë nga sekuestrimi pasuritë e njerëzve të krimit dhe korrupsionit, të cilat janë lënë si garanci në banka, për lëvrimin e kredive apo në rrethana të tjera.

Në relacionin shpjegues që shoqëroi projektligjin u tha se “ligji anti-mafia nuk parashikon kryerjen e një hetimi të thelluar nga ana e prokurorisë mbi statusin juridik të pasurisë dhe të drejtave pasurore që personat e tretë në mirëbesim gëzojnë mbi këto pasuri, përpara se t’i drejtohet gjykatës me kërkesë për të vendosur masën e sekuestros mbi një pasuri të caktuar”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ligji anti-mafia spak ligji anti-mafia spak

Sondazh

Poll