Aktualitet

Vrasësi nuk ishte profesionist! Detaje nga ekzekutimi i Behar Sofisë, autori u largua në këmbë nga ‘Rruga e Elbasanit’,

26 Shkurt 2021, 10:02 Nga DOSJA
Vrasësi nuk ishte profesionist! Detaje nga ekzekutimi i Behar Sofisë,

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i Behar Sofisë. Bëhet e ditur se autori i ngjarjes nuk ka qënë profesionist. Ai besohet se është i moshës 35-vjeçare e se ka qënë i maskuar me kapuç, syze dhe me maskë kirurgjikale.

Pas vrasjes ai është larguar në këmbë nga rruga e Elbasanit në Tiranë e më pas ka marrë një biçikletë të parkuar më tutje. 66-vjeçari është plagosur në kofshë, duke iu prekur organet jetësore e më pas duke iu çarë aorta.

Ndërkohë besohet se Sofia mund të jetë vrarë si pasojë e borxheve të mëparshme ose për hesape të palara në trafikun e heroinës. Identitetet e shumta të tij bëjnë të vëshirë zbardhjen e ngjarjes.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e djeshëm. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i njohur kryesisht në tregtimin e lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia atentat behar sofias behar sofia

Sondazh

Poll