Sport

Trajneri Shehi: “Në Shkodër, të sillemi si kampionë ndaj Vllaznisë”

26 Shkurt 2021, 11:03 Nga DOSJA
Trajneri Shehi: “Në Shkodër, të sillemi si kampionë

TIRANE – Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, është rikthyer në krye të skuadrës bardheblu. Në prag të  “klasikes” me Vllazninë, nesër në “Loro Boriçi” për javën e 21-të të Superiores, 43-vjeçari durrsak, ka dalë para medias. Ai ka folur për gjendjen e skuadrës kryeqytetase, largimin e talentit Muçit, duke deklaruar me optimizëm se në Shkodër, futbollistët e tij do të sillen si kampionë të Shqipërisë.

Situata? “Kemi vështirësi edhe për shkak të situatës në të cilën ndodhet e gjithë bota, jo vetëm ne, por edhe për kartonët. Me lojtarët që janë të gatshëm, besoj së mund ta përballojmë këtë ndeshje që kemi dhe që është ndeshje shumë e rëndësishme, edhe nga kundërshtarët kemi përpara, por edhe nga situata që jemi që kemi nevojë për pike”.

Mungesat? “Na mungojnë 2 shtyllat e mbrojtjes, por do të përshtatemi me këto vështirësi, shpresoj që t’ia dalim”.

Për çfarë luan Tirana? “Janë edhe shumë javë në lojë. Nuk mund të heqim dorë nga objektivat tona. Ne luajmë për t’u rikthyer aty ku duhet. Ndeshja e fundit me Teutën na ka lënë një shije jo të mirë dhe duhet të rikthejmë imazhin personal dhe të ekipit”.

Ndeshja ndaj Vllaznisë? “Është ndeshje përballë një kundërshtari që ka bërë shumë mirë këtë vit. Duhet të sillemi si kampionët në fuqi. Duhet të hyjmë me këtë mentalitet, përballë një kundërshtari që po bën mirë. Kemi objektivat tona, është klasikja e futbollit shqiptar. Motivimi nuk mungon te asnjë”.

Largimi i Muçit? “Muçi është një lojtar me shumë cilësi, nga më të mirët dhe talent i futbollit shqiptar. Në futbollin modern, dinamika është shumë e ndryshme. Kjo lëvizja e Muçit, është lëvizje e futbollit modern. Sigurisht që do të na mungojë, sepse dihen cilësitë e tij, por duhet të shikojmë përpara me situatën ku jemi dhe lojtarët që kemi”,- është shprehur ndër të tjera trajneri i bardhebluve, Shehi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndeshja ndaj vllaznise skuadra bardheblu skuadra kryeqytetase trajneri orges shehi ndeshja ndaj vllaznise skuadra bardheblu skuadra kryeqytetase trajneri orges shehi

Sondazh

Poll