Sport

Ferrari, në botërorin 2021: S’ka revolucion, por riorganizim…

25 Shkurt 2021, 19:18 Nga DOSJA
Ferrari, në botërorin 2021: S’ka revolucion, por

ITALI – Pas përfundimit të provave të dimrit, si zakonisht nis kampionati botëror në Formula 1, si gjithmonë, më 28 mars në Bahrein, në cirkuitin e Sakhirit. Sakaq, skuderia Ferrari ka zyrtarizuar strukturën organizative të ekipit, që do të konkurrojë në kampionatin e Formula 1.

Mediat italiane raportojnë, se në skuderinë e “kokëkuqes” nuk do të ketë revolucion, por vetëm një riorganizim të roleve. Matia Binoto do të vazhdojë të jetë drejtori i Ferrarit, por ai nuk do të duhet të merret më me aspekte që lidhen me zonën komerciale, veprimtari që do të jetë përgjegjësi e Nikola Boari.

Sa i përket aktivitetit sportiv në pistë, menaxheri i garave do të jetë Laurent Mekies, i cili aktualisht mban rolin e drejtorit sportiv, si në disa gara të sezonit të kaluar, kur Binoto mbeti në Itali për arsye shëndetësore që nuk lidhen me Covid.

B.T (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cirkuiti i sakhirit ferrari formula 1 kokekuqja laurent makies matia binoto cirkuiti i sakhirit ferrari formula 1 kokekuqja laurent makies matia binoto

Sondazh

Poll