Sport

Bursa e Kinës bllokon aksionet e presidentit të Interit, në Itali nxjerrin një hipotezë: Jack Ma dhe Alibaba marrin në kon

25 Shkurt 2021, 21:00 Nga DOSJA
Bursa e Kinës bllokon aksionet e presidentit të Interit, në Itali

ITALI-Zhang Jindong, presidenti i Interit rrezikon të heqë dorë nga kontrolli i Suning.com. Sipas asaj që bëhet me dije, në Kinë, në Bursën e Shenzhen, janë bllokuar të gjitha aksionet e Suning për shitje dhe blerje.Corriere della Sera në këto çaste shkruan se gjithçka ka ndodhur sepse disa (një pjesë e rëndësishme) nga aksionet e Suning mund të blihen nga një gjigand botëror.

Me sa duket bëhet me dije se Jack Ma dhe shoqëria e tij Alibaba është shumë afër marrjes së kontrollit të Suning. Kompania kineze ka njoftuar se 20-25% e kapitalit do të transferohet me një ndryshim kontrolli që sot për pak më shumë se 50% i përket familjes Zhang. Nevoja e grupit Suning, siç tregohet edhe me shitjen e klubit kinez FC Jiangsu tek një blerës që merr përsipër të marrë përsipër borxhet, është likuiditeti që mund të vijë me një bashkim ose një rritje kapitali.

Tashmë priten edhe lajme të tjera për këtë lëvizje të Suning, Jack Ma dhe të qeverise kineze, sepse ka shume pasiguri. Por e ardhmja e Interit natyrisht varet edhe nga kjo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter jack ma steven zhang inter jack ma steven zhang

Sondazh

Poll