Sport

“Tifozët? E di që presin shumë nga ne. Le t’i bëjmë të ëndërrojnë”

26 Shkurt 2021, 10:41 Nga DOSJA
“Tifozët? E di që presin shumë nga ne. Le t’i

SHKODER – Në konferencën për shtyp, në prag të klasikes Shqipërisë, e cila do të luhet nesër, në orën 13:00, kur Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” skuadrën e Tiranës, trajneri gjerman i shkodranëve, Tomas Brdariç, ka folur me optimizëm për fitoren ndaj bardhebluve të kryeqytetit.

Sfida ndaj Tiranës? “Po e presim mirë, jemi përgatitur. E dimë rëndësinë e saj dhe sesi shkodranët me zorr e presin. Do hymë në fushë për të marrë tri pikët. Unë e bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës, te lojtarët e mi. E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur. Kemi punuar mirë për të përgatitur ndeshjen e nesërme dhe kam parë ekipin gjatë javës”.

Tifozët shkodranë? “Ata janë më të mirët, e di që presin shumë nga ne. Le t’i bëjmë të ëndërrojnë, sepse njerëzit këtu identifikohen me këtë. Nesër është një ndeshje dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë me mundësitë që kemi. Jam duke ndërtuar diçka në Shkodër dhe më pëlqen që jam këtu”.

Dëmtimet? “Do flas për lojtarët që janë gati dhe sesi ta fitojmë këtë ndeshje. Dua që këta lojtarë të kenë ndjeshmëri për duelin”,- ka deklaruar trajneri i shkodranëve Brdariç.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klasikja e shqiperise stadiumi loro borici tirana tomas brdaric trajneri i shkodraneve vllaznia klasikja e shqiperise stadiumi loro borici tirana tomas brdaric trajneri i shkodraneve vllaznia

Sondazh

Poll