Sport

Crvena Zvezda frikëson jo pak Milanin, serbët i hapin telashe kuqezinjëve, Leicester dhe Leverkusen jashtë Europa League-s

25 Shkurt 2021, 22:09 Nga DOSJA
Crvena Zvezda frikëson jo pak Milanin, serbët i hapin telashe

EUROPË- Milan është kualifikuar në 1/8-at e Europa League falë barazimit 1-1 të marrë mbrëmjen e sotme në San Siro kundër Crvena Zvezda-s në ndeshjen e kthimit të 1/16-at.Kuqezinjtë kanë kaluar në raundin pasardhës falë golave të shënuar në transfertë (2-2 në ndeshjen e parë), dhe penalltisë së Kessie që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 9-të.

Reagimi i Crvena Zvezda-s ka sjellë golin e barazimit të Ben në të 24-ën. Një mrekulli e Donnarumma-s ka vulosur kualifikimin e Djallit. Në pjesën e dytë miqtë e panë veten në inferioritet numerik, kur Gobjelic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.

Roma bëri detyrën në shtëpi duke mposhtur Bragën 2-1, ndërsa Leicester dhe Leverkusen u mundën duke u larguar kështu nga Europa League. Surprizë është eleminimi i Bayer Leverkusen dhe Leicester. Skuadra gjermane u mund në shtëpi me shifrt 0-2 nga Young Boys,ndërsa “dhelprat” morën një humbje të hidhur 2-0 përballë Slavia Prague.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda europa league milan crvena zvezda europa league milan

Sondazh

Poll