Sport

VIDEO / Shkodra, e gjitha në stadium. Mesazhi për Vllazninë, mbulon “Loro Boriçin”

26 Shkurt 2021, 06:14 Nga DOSJA
VIDEO / Shkodra, e gjitha në stadium. Mesazhi për Vllazninë,

SHKODER – Të shtunën, orën 13:00, në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet klasikja e Shqipërisë. Në kuadër të javës së 21-të të kampionatit të Superiores, Vllaznia do të presë Tiranën, një histori sfidash, e nisur para 90 vitesh midis tyre.

Kuqeblutë shkodranë, pas dy dekadash kryesojnë renditjen me 41 pikë, ndërkohë që bardheblutë kryeqytetas, edhe pse janë kampionët në fuqi, kanë 15 pikë me pak. Gjithsesi, rezultati i këtij takimi, përveç tri pikëve, përherë ka patur vlerë krenarie.

Vllaznia me rrugëtimin e saj, ka zgjuar te simpatizantët e saj dëshirët për të rikthyer në Shkodër, trofeun e munguar prej 20 vitesh. Mirëpo pas, ndien presionin e Partizanit, Teutës dhe Laçit, të cilët çdo javë presin që kuqeblutë të gabojnë.

Në “Qytetin e Rozafës”, Vllaznia dhe titulli është temë e ditës. Shkodranët, në çdo çast janë në mbështetje të skuadrës së tyre, me të gjitha format. Kësaj here, në prag të klasikes së Shqipërisë, stadiumi “Loro Boriçi” pritet të ketë pamje të re, me një flamur gjigant me mesazhin: “Një ekip, një ëndërr! Ne besojmë, luftoni për ne”.                                     

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kuqeblute te vllaznise skuadra shkodrane tirana titulli kampion vllaznia kuqeblute te vllaznise skuadra shkodrane tirana titulli kampion vllaznia

Sondazh

Poll