Sport

FIFA “arkivon” akuzat për korrupsion ndaj Franc Bekenbauerit, për Botërorin 2006

25 Shkurt 2021, 21:05 Nga DOSJA

ZVICER – Franc Bekenbauer nuk do të ndiqet penalisht, pas hetimit të hapur nga drejtësia e brendshme e FIFA-s mbi kushtet e caktimit të Kupës së Botës 2006 në Gjermani.

“Dhoma gjykuese e komitetit të pavarur të etikës, vendosi që sjellja e Franc Bekenbauerit, Teo Zvanziger dhe Horst R. Shmidt, nuk mund të ndiqen penalisht për shkak të skadimit të parashkrimit,”– njoftoi ajo në një deklaratë për shtypin.

Afatet në fjalë, kishin skaduar që më 2012, për presidentin e komitetit organizator të Kupës së Botës 2006, për të cilat ai u shfajësua. Ish-lojtari gjerman dyshohej për korrupsion, se kishte marrë “pagesa dhe kontrata të padrejta në këmbim të përzgjedhjes së Kupës së Botës 2006 në Gjermani”.

Çështja filloi në fund të tetorit 2015, kur revista gjermane “Der Spiegel” akuzoi Gjermaninë, se kishte përdorur një fond sekret prej 10 milionë frangash zvicerane (6.7 milion euro me kursin e këmbimit në atë kohë) për të blerë votat për të organizuar Botërorin 2006 në Gjermani.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boterori 2006 fifa franc bekenbauer ylli i futbollit gjerman boterori 2006 fifa franc bekenbauer ylli i futbollit gjerman

Sondazh

Poll