Sport

VIDEO / Katalanët e Espanjolit rrëfejnë “Pitbullin” e tyre kuqezi, Keidi Bare

26 Shkurt 2021, 10:06 Nga DOSJA
VIDEO / Katalanët e Espanjolit rrëfejnë “Pitbullin” e

SPANJE – Mesfushori 23-vjeçar i kombëtares kuqezi, Keidi Bare, pas përvojës te Malaga, këtë sezon është bashkuar me Espanjolin në ligën e dytë spanjolle, duke u bërë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën katalane.

Nëpërmjet një interviste të shkurtër në kanalin zyrtar, klubi i Espanjolit në Barcelonë, u ka treguar tifozëve të saj, se kush është Keidi Bare, “Pitbulli” i tyre, siç kanë nisur ta thërrasin mesfushorin shqiptar në Spanjë.

Nofka “Pitbull”? “Më pëlqen që më thërrasin kështu. Nuk e di pse ma kanë vënë këtë nofkë, për mënyrën se si jam, për mënyrën se si vrapoj, nuk e di të them të drejtën”.

Si është Keidi Bare? “Është një anë tjetër e imja që ju nuk e njihni, jam pak person pak i frikësuar”.

Shqipëria dhe fasulet? Është një vend shumë bujar dhe më pëlqen ushqimi. Të gjithë atje hanë fasule. Hanë fasule, por unë jam i vetmi shqiptar që nuk i ha, imagjinojeni pak…”.

E dashurojnë futbollin në Shqipëri? “Po në Shqipëri e dashurojnë shumë futbollin, sidomos Kombëtaren”,- ka pohuar mesufushori Keidi Bare, i cili ka rrëfyer se kishte realizuar një ëndërr, pasi kishte qenë në një skuadër me idhullin e tij, Fernando Torres te Atletiko Madrid.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 23-vjecari bare espanjoli keidi bare mesfushori fierak mesfushori i kombetares skuadra katalane e barcelones 23-vjecari bare espanjoli keidi bare mesfushori fierak mesfushori i kombetares skuadra katalane e barcelones

Sondazh

Poll