Sport

Gazetari spanjoll: “Kapelo të mos flasë, se një titull që fitoi, ia fituan lojtarët”

26 Shkurt 2021, 10:29 Nga DOSJA
Gazetari spanjoll: “Kapelo të mos flasë, se një titull

SPANJE – Komentet e Kapelos, pas ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Atalantës, kanë irrituar jo pak spanjollët dhe një prej tyre ka qenë gazetari i të përditshmes “AS”, Tomas Roncero i cili është shprehur edhe publikisht.

“Arbitri prishi ndeshjen, sepse Freuler nuk ishte lojtari i fundit dhe për më tepër Mendi nuk po i drejtohej portës. Ishte karton i verdhë. Do të ishte mirë që Atalanta të luante një ndeshje aq të rëndësishme në kushte të barabarta.

Zidane gjithashtu ishte i pabesueshëm. E patë si qeshi? Atalanta kishte fat të keq, por është edhe një ndeshje në Madrid. Mund të kualifikohen”,- është shprehur Capello mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që gazetari nuk ia ka përtuar më pas.

“Kapelo është ai që luante me Emerson dhe Diarra në mesfushë dhe na bënte të flinim gjumë në Bernabeu, një trajner që fitoi një kampionat vetëm sepse lojtarët më të mirë vendosën ta menaxhojnë vetë situatën. Dhe tani duhet të dëgjoj Kapelon të na japë mësime?

Kapelo është ai që e nxorri Bekham nga grupi, vetëm sepse ishte shumë i bukur, për t’i kërkuar më pas falje… Duhet ta largonim atë vetëm që të mos e shkatërronte Realin. Ai dhe Cambiaso të shkojnë e të mbledhin shparguj”,- është shprehur Roncero.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll