Bota

Lajçak reagon pas disa kritikave: Harta u keqkuptua, aty është vija që e ndan Kosovën nga Serbia

25 Shkurt 2021, 18:52 Nga DOSJA
Lajçak reagon pas disa kritikave: Harta u keqkuptua, aty është

KOSOVË-I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar rreth çështjes së hartës që u shfaq në zyrën e tij, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka shkuar se harta është keq interpretuar. Ai ka publikuar foto të saj nga afër dhe ka thënë se ajo është një hartë zyrtare e BE-së dhe Kosova ka një linjë ndarje nga Serbia.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.

Postimi i plotë:

As the map in my office in the blurred screenshot of my interview has caused some misperceptions today, I am sharing an actual close-up photo of it. It is an official EU map of the Western Balkans. Kosovo is there and so is the line separating Kosovo from Serbia. pic.twitter.com/VXFggOLmug

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 25, 2021


Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për  “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkohë, në zyrë, prapa krahëve të tij është vënë re një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Këto pamje kanë nxitur reagime të shumta.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora harat kosove-serbi miroslav lajčák harat kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll