Bota

Kurti reagon pas dhunimit të gazetarit Duriqi: Këto veprime nuk i duron populli i Kosovës, personat përgjegjës të vihen pa

25 Shkurt 2021, 18:37 Nga DOSJA
Kurti reagon pas dhunimit të gazetarit Duriqi: Këto veprime nuk i

KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka reaguar për dhunimin e gazetarit Visar Duriqi.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se dhunimi i familjarëve të politikaneve për shkak të qëndrimit të tyre dhe gazetarëve janë fenomene të papranueshme për popullin e Kosovës.

Ai ka theksuar se qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe lirisë së fjalës. Po ashtu ka bërë thirrje që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.

“Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit. I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi,”-ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve…

Posted by Albin Kurti on E enjte, 25 Shkurt 2021

 

Gazetari nga Kosova, Visar Duriqi është sulmuar ditën e djeshme nga 3 persona. Personat që e sulmuan i kishin zënë pritë para hyrjes së banesës së tij dhe e dhunuan sapo doli nga makina. Pas sulmit gazetari u transportua në Emergjencën e QKUK-së për trajtim, ati i ishte thyer hunda dhe dhëmbët.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll