Bota

Aksioni i policisë në Kosovë/ Prokuroria kërkon paraburgim për 11 personat e arrestuar

25 Shkurt 2021, 16:30 Nga DOSJA
Aksioni i policisë në Kosovë/ Prokuroria kërkon paraburgim

KOSOVË-Prokuroria Themelore në Kosovë ka kërkuar ditën e sotme paraburgim për 11 personave, të arrestuar ditën e djeshme pas aksionit të policisë në disa komuna.

Në njoftim thuhet se janë arrestuar 11 persona me iniciale, S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa një person me iniciale A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë operacionit janë konfiskuar rreth 433,160.00 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

“Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për personat me inicialet S.Sh., L.S., H.M., B.N., K.Z. dhe A.U., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, për personat me inicialet D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Dhënie e ryshfetit”, nga neni 422 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, si dhe për personin me incialet S.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thuhet në komunikatë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ditën e djeshme është bërë objekt kontrolli nga Policia e Kosovës. Kontrolli në Ministrinë e Bujqësisë si dhe në komunat e tjera është kryer për korrupsion. Gjatë aksionit është arrestuar kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha së bashku me 11 persona të tjerë si dhe janë konfiskuar disa dokumente dhe dy çanta me para që shkojnë në shifrën gjysmë milioni euro.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aksioni i policise se kosoves aksioni i policise se kosoves

Sondazh

Poll