Bota

Kosovë/ Kryetari i ri i LDK-së do të zgjidhet më 14 mars

25 Shkurt 2021, 16:42 Nga DOSJA
Kosovë/ Kryetari i ri i LDK-së do të zgjidhet më 14 mars

 KOSOVË-Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas dorëheqjes së Mustafës do të zgjidhet më 14 mars. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, i cili ka thënë se 14 marsi do të jetë data kur partia do të mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK’së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

Po ashtu, Abrashi ka thënë se në ditët në vijim do të kenë takime edhe me kryetarët e degëve të LDK-së dhe me Kryesinë për emrat e mundshëm për kryetar.

Isa Mustafa më 15 shkurt, ka dhënë dorëheqjen si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dorëheqja e Mustafës ka ardhur për shkak të humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Pas Mustafës është dorëhequr e gjithë kryesia e LDK-së.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arban abrashi doreheqja e mustafes arban abrashi doreheqja e mustafes

Sondazh

Poll