Bota

Qeveria në Francë do të shtojë masat parandaluese në rajonin Moselle në kufi me Gjermaninë

25 Shkurt 2021, 18:03 Nga DOSJA
Qeveria në Francë do të shtojë masat parandaluese në

FRANCË-Qeveria në Francë ka lajmëruar se do të vendosë kufizime të reja ndaj Covdi-19 për zonën Moselle përreth kufirit të saj me Gjermaninë.

Sipas TheGuardian, punëtorët ndërkufitar, duhet të paraqesin teste negative të Covid-19 për të kaluar nëse udhëtojnë për arsye që nuk lidhen me punët e tyre. Një ndër to, po ashtu do të jetë shtim i patrullave të policisë.

Franca dhe Gjermania thanë më parë këtë javë se po përpiqeshin të gjenin mënyra për të parandaluar një mbyllje të kufirit të tyre.

Zona e Moselës, në kufi me Gjermaninë dhe Luksemburgun, ka shënuar një rritje të infektimeve me mutacionin e ri të Covid-19, të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut, duke bërë që autoritetet rajonale të bëjnë thirrje për një bllokim lokal.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne france franca shton masat parandaluese france gjermani covid-19 ne france franca shton masat parandaluese france gjermani

Sondazh

Poll