Bota

“Iu kishte borxh 90 euro”/ Bandat e drogës e përplasën për vdekje me makinë 36-vjeçaren, dënohen me 78 vite burg

25 Shkurt 2021, 17:26 Nga DOSJA
“Iu kishte borxh 90 euro”/ Bandat e drogës e

BRITANIA E MADHE -Tre burra dhe një grua të shpallur fajtorë për vrasjen e 36-vjeçares Alison McBlain janë dënuar me 78 vite burg.

Sipas mediave të huaja, McBlain u vra në mënyrë të tmerrshme, duke u goditur nga një Fiat Punto më 19 nëntor 2019, pasi ajo iu kishte 70 euro borxh.

Pas një gjykimi pesë javë dhe më shumë se një jave diskutimesh, një juri në Gjykatën e Preston Croën shpalli dënimin për Joshua Titterington, Karis Poynton, Dean Qayum dhe Kaylib Connolly si fajtor për vrasjen.

Bëhet e ditur se ajo iu kishte marrë marrë kokainë pa i paguar dhe menjëherë pas kësaj, anëtarët e bandës thurën planin e hakmarrjes.

Alison McBlain u godit rreth orës 19:30 dhe menjëherë pas përplasjes u dërgua në spital, por fatkeqësish nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alison mcblain alison mcblain

Sondazh

Poll