Bota

Ra në ujërat e Oqeanit Paqësor, marinari mbijeton për 14 orë duke u kapur në një bovë

25 Shkurt 2021, 18:22 Nga DOSJA
Ra në ujërat e Oqeanit Paqësor, marinari mbijeton për 14

FRANCË -Vidam Perevertilov një marinar ka mbijetuar në ujërat e Oqeanit Paqësor për 14 orë. Sipas BBC, djali i tij ka treguar se ai kaloi 14 orë në ujë pasi ra nga anija e mallrave në Oqeanin Paqësor në orët e para të mëngjesit.

52-vjeçari, i cili nuk kishte veshur një xhaketë shpëtimi, notoi për disa kilometra, pasi kishte parë një pikë të zezë në ujë. Pas disa kilometrash, ai zbuloi në ujë një bovë peshkimi dhe u kap pas saj për orë të tëra.

“Ai dukej rreth 20 vjet më i madh dhe shumë i lodhur, por ishte gjallë,“-ka treguar djali i tij.

Ekuipazhit të anijes iu deshën rreth gjashtë orë për të kuptuar se inxhinieri i tyre po mungonte. Sipas raporteve, pasi e kuptuan, ekuipazhi përcaktoi vendndodhjen e tij të përafërt duke parë regjistrat e punës së Perevertilov, të cilat treguan se ai ishte për herë të fundit në bord në 4 të mëngjesit. Koordinatat e anijes në atë kohë ishin rreth 400 milje detare në jug të Ishujve Austral të Polinezisë Franceze.

Avionët e marinës franceze u bashkuan në kërkim dhe shërbimi meteorologjik i Francës studioi erërat për të llogaritur modelet e mundshme të lëvizjes. Por, në fund ai u gjend nga ekuipazhi i anijes së tij.

(k,a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vidam perevertilo vidam perevertilo

Sondazh

Poll