Bota

Operacioni “Subvencioni 2021’’, policia në Kosovë arreston dhe 9 persona të tjerë

25 Shkurt 2021, 16:55 Nga DOSJA
Operacioni “Subvencioni 2021’’, policia në Kosovë

KOSOVË-Policia e Kosovës ka zhvilluar dhe ditën e sotme operacionin ‘’Subvencioni 2021’’. Sipas Gazeta Express, nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme janë arrestuar 9 persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në veprime kundër ligjit.

Më saktësisht në njoftim thuhet se bëhet fjalë për persona që dyshohet se përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Të arrestuarit janë nga vende të ndryshme, tre persona nga Komuna e Istogut, dy persona nga Komuna e Lipjanit, një person nga Komuna e Ferizajt, një nga Komuna e Prishtinës dhe dy persona nga Komuna e Pejës.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në vazhdën e realizimit të Planit Operativ ‘’Subvencioni 2021’’, edhe sot kanë ndërmarr veprime tjera operative dhe hetimore që ndërlidhen me rastin dhe gjatë operacionit janë arrestuar edhe nëntë (9) persona të tjerë. Bazuar në hetimet e zhvilluara ekzistojnë dyshime të bazuara se personat e dyshuar përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë.  Personat e dyshuar janë qytetarë të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtit sot më 25.02.2021 janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e PK-së, ndërsa në koordinim me prokurorin e rastit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar për procedurë të rregullt. Personat janë arrestuar në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim:  tre (3) persona nga Komuna e Istogut, dy (2) persona nga Komuna e Lipjanit, një (1) person nga Komuna e Ferizajt, një (1) person nga Komuna e Prishtinës dhe dy (2) persona nga Komuna e Pejës. Të gjitha veprimet e mëtejme Policia e Kosovës po i ndërmerr dhe do ti ndërmerr në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe për detaje do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ditën e djeshme është bërë objekt kontrolli nga Policia e Kosovës. Kontrolli në Ministrinë e Bujqësisë si dhe në komunat e tjera është kryer për korrupsion. Gjatë aksionit është arrestuar kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha së bashku me 11 persona të tjerë si dhe janë konfiskuar disa dokumente dhe dy çanta me para që shkojnë në shifrën gjysmë milioni euro.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove operacioni i policise se kosoves kosove operacioni i policise se kosoves

Sondazh

Poll