Aktualitet

RENEA ‘zbarkon’ në Laç, rrethohet resorti në Fushë Milot, kontrolle ne banesa e biznese për vëllain e ‘famëkeqit’

25 Shkurt 2021, 12:20 Nga DOSJA
RENEA ‘zbarkon’ në Laç, rrethohet resorti në

LAÇ– Forcat RENEA kanë ‘zbarkuar’ mesditën e sotme në qytetin e Laçit. Njëzet e pesë ditë pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në Fier, në fillim të këtij muaji. Dosja.al mëson se policia ka dyshime se në këtë zonë fshihen autorët e ekzekutimit të Kastratit.

Konkretisht, RENEA po ushtron kontrolle në disa banesa e biznese në Laç, ku dyshon se fshihen katër të shpallurit në kërkim, konkretisht, Elson Xheçuka, vëllai i ‘famëkeqit’ Hektor Xheçuka dhe tre bashkëpunëtorët të tij, Albert Zaja, 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç dhe Silvio Cara.

Forcat RENEA kanë rrethuar edhe një resort në Fushë Milot. Dosja.al ka mësuar se efektivët dyshojnë se brenda këtij resorti janë fshehur e strehuar vrasësit e Shkëlzen Kastratit. Për momentin resorti, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, po kontrollohet nga RENEA dhe ekspertë për parë nëse brenda tij ka gjurmë të katër të rinjve të shpallur në kërkim, apo jo.

Nuk përjashtohet si mundësi që të mund të shoqërohet ndonjë nga të fortët e zonës. Dosja.al ka raportuar më herët se pajtuesit për vrasjen e Kastratit mund të jenë të rrezikshmit e Fushë Krujës dhe të fortët e Niklës, zona ku gjithashtu janë ushtruar kontrolle.

Gjithsesi, sipas sistemit TIMS, disa prej të shpallurve në kërkim për këtë ekzekutim, rezultojnë se janë larguar jashtë Shqipërisë, por ende nuk dihet destinacioni i tyre final.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert zaja elmir tufa elson xhecuka hektor xhecuka shkelzen kastrati silvio cara vritet shkelzen kastrati albert zaja elmir tufa elson xhecuka hektor xhecuka shkelzen kastrati silvio cara vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll