Aktualitet

Babai i Enkelejda Hoxhës: Ajo la në burg djalin e deputetit se i takonte, vajza ime nuk është marrë me këto gjëra

25 Shkurt 2021, 12:13 Nga DOSJA
Babai i Enkelejda Hoxhës: Ajo la në burg djalin e deputetit se i

TIRANË– Babai i gjyqtares Enkelejda Hoxhës ka qënë i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e KLGJ-së. Pas përfundimit të seancës ai është shprehur para gazetarëve se vajza e tij nuk ka kryer asgjë për të cilat akuzohet. I ati i gjyqtares ka thënë se vajza e tij është ndaluar vetëm pasi ka dënuar djalin e deputetit.


DEKLARATA:

Jam këtu për të dëgjuar nga afëer situatën e vajzës sime e cila është më e përkushtuara, më e afta në detyrë, shkon në të gjitha rrethet e Veriut dhe zëvendëson gjyqtarët. Asnjë fakt, asnjë argument, veç trillim,. Si ka mundësi që me para se kapën në dorë, kapen pas një filmi, pse e hodhe firmën ti. Si mos ta hedh unë firmën kur e kanë bërë hartim për 10 drejtori i burgut, infermieri i burgut. Vajza ime as është marrë dhe as i shkon mendja kurrë, Edison Harizi shkaktoi vdekje në Durrës dhe në Vlorë, pse shkoi deri në atë shkallë, Admir Tafili u çua në Krujë, pse këto transferime i bëri vajza ime.

Është vajza më punëtore, fëmijët nuk e shihnin as në mëngjes kur zgjoheshin dhe as kur flinin në darkë. Si ka mundësi kryeministri që betohet për këtë gjyqtare, se la në burg djalin e deputetit se i takonte. Si ka mundësi që të ndërhysh ti, shoqja e vajzës sime është këshilltare në Gjykatën e Lartë, vetëm se liroi djalin e deputetit. Hyni dhe shihni se çfarë bëhet te burgjet, si ka mundësi kur vendimi qenka i saktë, dhe ti nuk hyn që ta analizosh. Inspektori i Lartë i Drejtësisë mos tiu hedhi livando burgjeve, a jepet një masë sigurimi me arrest shtëpie?

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll