Aktualitet

Votimi i personave me Covid/ Celibashi: Është problem, kjo është një çështje që shkon përtej KQZ-së

25 Shkurt 2021, 11:11 Nga DOSJA
Votimi i personave me Covid/ Celibashi: Është problem, kjo

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha ditën e sotme gjatë konferencës për gazetarët se votimi i personave që janë të prekur me Covid është çështje që shkon përtej KQZ-së.

Celibashi tha se Kodi Zgjedhor e parashikon qartë se qendrat e posaçme mund të ngrihen vetëm në spitale apo burgje, ku ka më shumë se 15 persona me të drejtë vote.


“Ne si KQZ nuk kemi asnjë lloj mundësie që t’iu krijojmë mundësinë për të votuar kur ata janë në banesë, i vetmi përjashtim që lejon Kodi Zgjedhor janë qendrat e posaçme, që mund të ngrihen në spitale apo në burgje, ku ka më shumë se 15 persona më të drejtë vote.Për hir të vërtetës ky është një problem, por ai duhet të qaset vetëm në mënyrë ligjore, personalisht e shoh shumë të vështirë që të gjendet një zgjidhje për këtë.Uroj që numri i personave të prekur me Covid, që nuk kanë mundësi të shkojnë të votojnë të jetë i papërfillshëm, mund të ndryshojë vetëm me ndryshime në ligj. Kjo është një çështje që shkon përtej KQZ-së”, tha Celibashi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan celibashi zgjedhjet e 25 prilit ilirjan celibashi zgjedhjet e 25 prilit

Sondazh

Poll