Aktualitet

Tentoi të grabiste pikën e bllokimit të makinave në Laç, arrestohet i riu, pranga edhe dy të tjerëve

25 Shkurt 2021, 11:22 Nga DOSJA
Tentoi të grabiste pikën e bllokimit të makinave në

LAÇ– Një 25-vjeçar me inicialet E. L., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të vjedhë pikën e bllokimit të automjeteve në Laç.

Në njoftimin e Policisë së Kurbinit bëhet me dije se është arrestuar edhe një 37-vjeçar me inicialet A. Gj., banues në Kurbin, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka vendosur tenda dhe suvenirë në vendin e quajtur “Sheshi i Kishës së Laçit”.

Ndërsa personi me incialet G. J., 38 vjeç, banues në Lezhë, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin e shtetasit E. L., 25 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas është konstatuar nga punonjësi i Policisë në shërbim, duke tentuar të vjedhë në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka vendosur tenda dhe suvenirë në vendin e quajtur “Sheshi i Kishës së Laçit”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, bënë ndalimin e shtetasit G. J., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet tre persona ne lac laç arrestohet tre persona ne lac laç

Sondazh

Poll